Telegrafi

Cikaqi: Mbi 28 mijë fermerë kanë aplikuar për subvencione

Bujqit kosovarë kanë rritur interesimin për të aplikuar për subvencionet e ndara nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Isuf Cikaqi drejtor i Politikave Bujqësorë në MBPZHR, tha se me përkrahjen e bujqësisë janë zhvilluar kapacitetet prodhuese të Kosovës në bujqësi.

“Ka pasur interesim më shumë nga bujqit, dhe për këtë ne kemi zgjatur afatin deri më 13 prill. 28 mijë fermerë kanë aplikuar për subvencione”, tha ai në emisionin e mëngjesit në RTK.

Sipas tij, rezultatet e fituesve të subvencioneve do të dalin në kohë dhe sipas planeve. /Telegrafi/