Telegrafi

Cikalleshi vazhdon me gola te Osmanlispori, shënon bukur ndaj Trabzonsporit  

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka vazhduar me formë të mirë dhe gola në Superligën e Turqisë.

Osmanlispor ka barazuar me Trabzonsporin me rezultat 3-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Superligës së Turqisë.

Në këtë barazim të vendasve, meritë të madhe pati edhe sulmuesi shqiptar, Cikalleshi, i cili ishte njëri nga shënuesit.

Lexo po ashtu Cikalleshi nuk ndalet, sërish shënon gol në Turqi

Cikalleshi shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, duke kthyer të tijët në lojë, pasi ngushtoi epërsinë në 2-3.

Momenti i golit nga Cikalleshi

Goli i sulmuesit kuqezi erdhi në minutën e 73-të dhe erdhi pas një lëvizje të mirë mashtruese në zonë, ku dribloi një kundërshtar dhe shënoi me lehtësi.

Lexo po ashtu Dy gola nga Cikalleshi, shpëton nga humbja Osmanlispori

Ky ishte goli numër gjashtë për sulmuesin e Shqipërisë, i cili po kalon gjysmë-sezon të mirë që nga huazimi në janar te Osmalispori.

Me këtë barazim, Osmanlispor rrit gjasat për qëndrimin e tyre në ligë, pasi momentalisht gjendet në vendin e 17-të me 29 pikë apo vetëm një më pak se pozita që i shpëton rënies. /Telegrafi/