Sokol Cikalleshi e ka nisur si titullarë ndeshjen me skuadrën e tij Osmanlispor.
E vetëm pas 13 minutash lojë, ka ardhur edhe goli i parë në ndeshje i shënuar pikërisht nga sulmuesi shqiptar.
Sulmuesi shqiptar realizoi nga pika e bardhë për epërsinë e skuadrës së tij.
Ky ishte goli i dytë i shqiptarit në elitën e futbollit turk me Osmanlisporin që pas transferimit nga Istanbul Basaksehir.
Osmanlispor po udhëheq aktualisht ndaj Antalyaspor me rezultat 3-0.
Vlen të ceket se të tre golat janë shënuar nga penalltia në pjesën e parë. /Telegrafi/