Konyaspori i shqiptarëve ka marrë një fitore spektakolare në udhëtim te Kayserispor.
‘Shqiponjat’ kanë triumfuar në udhëtim te Kayserispor 2-3, një fitore me rikthim pas në pjesën e parë ishin duke pësuar 2-1.
Pasi pjesa e parë i takoi vendasve 2-1, me të filluar pjesa e dytë Cikalleshi realizoi në minutën e 52-të për t’i barazuar shifrat në 2-2.
Golin e fitoren sulmuesi shqiptar e realizoi në minutën e 61-të për të realizuar për 2-3.
Në këtë sfidë Cikalleshi luajti gjatë gjithë takimit, derisa Bytyqi qëndroi në fushë deri në minutën e 92-të.
Endri Çekiçi ishte në bankën rezervë, por u inkuadrua në minutën e 60-të të ndeshjes ku edhe asistoi tek goli i dytë i kavajasit.
Me këtë fitore Konyaspor vazhdon të mbetet në vendin e dytë në Superligën e Turqisë me 55 pikë, tetë më shumë se Basaksehir në vendin e tretë. /Telegrafi/