Sokol Cikalleshi ka arritur ta ndihmojë skuadrën e tij Osmanlispor për ta shënuar fitoren e parë në kampionat.
U desh të kalojnë shtatë ndeshje për të ardhur tre pikëshi i parë për skuadrën turke që triumfoi 3-0 ndaj Kasimpasas.
Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi shënoi golin e dytë në këtë sfidë në minutën e fundit të pjesës së parë.
Ky ishte goli i parë në Superligë për Cikalleshin i cili ka marrë ftesë nga Kombëtarja shqiptare për dy ndeshjet e radhës.
Kujtojmë që Cikalleshi gjatë afatit kalimtar të verës iu bashkua Osmanlisporit nga Istanbul Basaksehir. /Telegrafi/
https://m.youtube.com/watch?v=V4xs0oJKgmY