Sokol Cikalleshi është rikthyer te golat në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk po kalonte kohë të mira te skuadra e tij, Istanbul Basaksehir dhe kështu vendosi të ndërroj ambient gjatë janarit.
Megjithatë, Cikalleshi nuk ndërroi kampionat, por vetëm skuadër duke u transferuar te Akhisar Belediye.
Kjo lëvizje e sulmuesit shqiptar rezultoi të jetë e drejt, duke filluar të shënoj edhe gol, sikurse ky i fundit sot(hënë) përball Trabzonsporit.
Cikalleshi shënoi gol të bukur me kokë minutën e dhjetë të ndeshjes, pasi u shërbyer mirë nga Olcan Adin.
Skuadra e tij, Akhisar Belediye, për momentin gjendet në vendin e 14 në tabelën e Superligës Turqisë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Q7kD9RIBAKE