Telegrafi

Cikalleshi i qëndron besnik Konyasporit, vazhdon kontratën edhe për dy vite

Sokol Cikalleshi do të vazhdojë të mbetet pjesë e skuadrës turke Konyaspor.

Sulmuesi shqiptar është pjesë e kësaj skuadre që nga vera e vitit 2020 dhe ka pasur mjaftë sukses deri më tani.

Por duke parë se ishte futur në vitin e fundit të kontratës, Cikalleshi ka vazhduar bashkëpunimin me Konyan deri në verën e vitit 2024.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e një familjeje të madhe si Konyaspor. Dua të falënderoj presidentin, drejtuesit dhe trajnerin tonë që kontribuuan në realizimin e këtij rinovimi”.

“Premtoj se do të luftoj në fushën e blertë deri sa të jem pjesë e skuadrës. Kemi arritur një sukses të mirë këtë sezon. Kjo nuk është padyshim një rastësi. Ne jemi këtu me një frymë ekipi. E rëndësishme është të qëndrojmë këtu tani e tutje. Ne kemi punuar shumë dhe do të vazhdojmë të punojmë. Jam i sigurt se do ta përfundojmë sezonin në një vend shumë të mirë”.

“Nesër kemi një ndeshje të rëndësishme ndaj Giresunsporit. Shpresoj të marrim një rezultat të mirë. Jam i sigurt që tani e tutje do të japin më shumë mbështetje. Jemi një familje e madhe. Dhe kjo lidhje do të vazhdojë deri në fund të sezonit dhe ne do të përfundojë sezonin në mënyrën më të mirë.”, tha Cikalleshi pas nënshkrimit të kontratës.

31-vjeçari deri më tani për Konyan ka zhvilluar 56 ndeshje zyrtare ku ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/