Site icon Telegrafi

Cikalleshi: Puna ime po shpërblehet

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, foli për “Supersport” pas fitores me Moldavinë, ku shënoi edhe një gol.

Ai u shpreh i lumtur për realizimin e tij, ndërsa foli edhe për partnerin që ka në sulm këto ndeshje.

Po ktheheni në një nga lojtarët më të rëndësishëm. Çfarë ka ndodhur me ju?

Nuk kam ndonjë sekret të veçantë. Mjafton të përmend punën e vazhdueshme, dhe duke dhënë më të mirën sa herë jam në fushë, kjo po më shpërblehet edhe me gola.

Një dedikim për këtë triumf sot?

Për fitoren e sotme, jemi të lumtur dhe për rezultatin. Arritëm të shënojmë 4 gola. Shënuam 4 lojtarë të ndryshëm. Erdhëm nga një ndeshje me Turqinë, ku nëse do fitonim, do ishim shumë më mirë. Ky është futbolli, duhet pranuar. Me këtë fitore, uroj çunat, dhe të punojmë kështu dhe në ndeshjet e tjera.

Si ndiheni me Manajn në sulm?

Me Manajn ndihem shumë mirë. Edhe me Balajn, apo me Sadikun. Duke qenë se kam luajtur me Manajn këto ndeshjet e fundit, na ka ecur mbarë. Jam i lumtur edhe për golin e tij, sepse mund ta çlirojë. Këto janë gjëra të trajnerit, por me këdo që të jem, do bëj më të mirën. /ss/

Exit mobile version