Sokol Cikalleshi ishte lojtari më i mirë në fushë për Shqipërinë në sfidën ndaj Republikës Çeke, falë edhe supergolit që realizoi.
Në analizën që i bëri ndeshjes Cikalleshi u ndal më shumë te aspektet pozitive.
“Unë jam në fushë sa herë që trajneri më kërkon këta. Jam munduar të bëj më të mirën time, e tregova dhe sot. Jam i lumtur që shënova, do të isha shumë i lumtur në qoftë se do të fitonim”.
https://twitter.com/gent_H2O/status/1402340907157004291
“Gjithmonë mendoj për fanellën kuqezi, për tifozët, nuk e kam vendosur veten në plan të parë. Rezultati është i rëndësishëm, trajneri ka pasur gjëra në kokën e tij për të sqaruar, tani është i qartë si do të luajmë në shtator. Prodhuam më shumë volum, shënuam një gol, mund të shënonim më shumë. Goli i tretë ishte aksidental sepse ishte faull për ne”.
“Edhe ata skeptikët që flasin për sulmin e Kombëtares, dua ti them që duhet të jemi të gjithë bashkë për ta ndihmuar Kombëtaren dhe jo të krijojnë disbalancë”.
“Nuk mund ta ndajmë ekipin. Duhet të mbrojmë të gjithë dhe të sulmojmë të gjithë. Nuk jemi as Anglia as Italia. Nuk kemi as Cristiano Ronaldon as Sergio Ramos. Duhet të jemi të gjithë bashkë”, ka thënë sulmuesi.