Sokol Cikalleshi ka shënuar edhe dy gola tjerë të shpejt në Superligën Turke ndaj Gaziantepsporit.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare po përjeton një formë të mirë te skuadra e huazuar, Akhisar, duke shënuar shumë gola.
Pas supergolit të shënuar në minutën e 43 me stilin “Scorpion”, sulmuesi shqiptar ka shënuar edhe dy gola tjerë në pjesën e dytë.
Cikalleshi fillimisht shënoi golin e dytë me kokë në minutën e 58 të ndeshjes pas një harkimi të mirë nga rivënia këndore.
Pastaj, Cikalleshi u gjend mirë edhe në minutën e 61 duke shënuar golin e tij të tretë në këtë ndeshje dhe duke kompletuar het-trikun. /Telegrafi/