Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Shqipërisë ndaj Andorrës, Sokol Cikalleshi ka folur edhe në lidhje me të ardhmen e tij.
“Unë ndihem shumë mirë në Turqi, u bënë gjashtë-shtatë vite që jam atje. Patëm një rënie dy vitet e fundit, por tashmë u riktheva në Superligë”.
“Kam edhe një vit tjetër me Konyasporin. Patjetër që synimet e mia janë gjithmonë më lart, por unë jam realist dhe objektiv”.
“Nëse do të më vinte një ofertë nga ligat më të forta, do ta shqyrtoja në detaje, por për momentin nuk ka asgjë. Jam shumë i lumtur me atë që më ka ofruar Zoti dhe karriera ime, kështu që ndihem shumë komod”.
“Janë disa gjëra që vijnë edhe me moshë, unë tashmë jam 30 vjeç, por do vazhdoj të jap më të mirën si aty edhe në Kombëtare. Të ardhmes nuk i dihet, ta shikojmë”, ka deklaruar Cikalleshi.
https://www.youtube.com/watch?v=WaO9EH1bUUM