Telegrafi

Cikalleshi në kampionatin rus

Sokol Cikalleshi prej një muaji nuk grumbullohet me Bashakshehirin që kryeson kampionatin turk sivjet.

Konkurrenca është shumë e madhe te skuadra e kavajasit, i cili ka mbetur tashmë jashtë ekipit, dhe largimi në muajin janar është një realitet i mundshëm.

Sipas asaj që shkruan “Sport Ekspres”, një mundësi mund të jetë huazimi në kampionatin turk tek ndonjë skuadër më e vogël ku mund të ketë hapsira shqiptari.

Nuk përjashtohet mundësia e transferimit të tij në Rusi, aty ku shqiptarë si Berisha, Roshi e Balaj po bëjnë mirë.

Kujtojmë që Cikalleshi iu bashkua Bashakshehirit në vitin e kaluar nga kampionati kroat ku luajti me plot sukses tek RNK Split.