Site icon Telegrafi

Cikalleshi në ekipin e javës në Turqi

Sokol Cikalleshi fundjavën e shkuar ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij Akhisar Belediyes në duelin ndaj Bursasporit.

Sulmuesi i Kavajës dhuroi pasimin vendimtar në rastin e golit të barazimit të realizuar nga Adini, më pas 26 vjeçari u ngjit vetë në skenë duke shënuar golin e tretë për Akihsarin falë një goditjeje të saktë me të majtën. Në këtë mënyrë suksesi 5-1 i ekipit të Belediyes erdhi edhe për meritë të Cikalleshit.

Për këtë arsye portal i njohur “whoscored.com” ka vendosur ta përfshijë sulmuesin e kombëtares shqiptare në formacionin më të mirë të javës në Ligën Turke. Specialistët e këtij portali e kanë vlerësuar edhe me një notë të lartë paraqitjen e kavajasit, më konkretisht nota e vendosur ka qenë me 9.1 për performance e ofruar në duelin ndaj Bursasporit, transmeton oranews.

Cikalleshi në muajin Janar u transferua nga Istanbul Basaksehir për tek klubi i Akhisarit, për shkak se tek ekipi nga Stambolli hapësirat për të u ngushtuan shumë, tashmë duket se me skuadrën e re ka gjetur ritmin e duhur duke qenë vendimtar për ekipin e drejtuar nga ish lojtari i Interit dhe i përfaqësueses së Turqisë, Okan Buruk.

Të drejat e 27 vjeçarit shqiptar i ka ende klubi i Basaksehirit.

Exit mobile version