Telegrafi

Cikalleshi: Më mungon gjithmonë kombëtarja

(Foto: SuperSport)

Sokol Cikalleshi u shfaq në mikrofonin e Supersport shumë i lumtur për golin që realizoi në ndeshjen ndaj Kazakistanit që ishte i pari për të në stadiumin e ri Air Albania.

“Ishte ndeshje që duhej ta fitonim, e dinim që me Kazakistanin do ta kishim të vështirë po të mos e zhbllokonim takimin”.

“Më vjen mirë që hapa serinë e golave. Kemi bërë gjysmën e punës sot. Të luash me kombëtaren është kënaqësi, u bënë dy muaj që nuk kam qenë pjesë e saj. Më mungon gjithmonë kombëtarja”.

Lexo po ashtu Shqipëria merr fitore komode ndaj Kazakistanit - dueli i radhës për kreun e grupit

“U bë një kohë e gjatë që jam në kombëtare. Nuk do t’i jepja ndonjë mesazh trajnerit, sepse kam kohë këtu dhe ai ka kohë këtu. Kemi shumë sulmues të mirë, na ka rënë neve pesha më shumë kur humbasim.

“Sulmojmë dhe mbrojmë në grup. Trajneri është OK, i ka zgjedhjet dhe zgjidhjet në mendje. Nuk kemi ndonjë mesazh për trajnerin, sepse jemi profesionistë”, është shprehur ai.