Telegrafi

Cikalleshi: Kur provon taktika të ndryshme, mund të ndodhë edhe kjo

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, mendon se humbja në miqësoren e të dielës përballë Luksemburgut, erdhi si pasojë e skemave të ndryshme që trajneri Gianni de Biasi i provoi gjatë lojës.

“Në miqësore trajneri shikon të gjithë opsionet e skemave, por në momentin që luan me skemën më të mirë ndeshja shkon ndryshe”.

Lexo po ashtu Këtë bilanc negativ Shqipëria nuk e ka pasur qe 14 vite

“Normalisht që jemi të mërzitur, sepse futemi në çdo ndeshje për fitore. Tani duhet të shohim Izraelin, sepse ajo është ndeshja më e rëndësishme dhe na duhen tri pikët”, ka deklaruar ai pas ndeshjes për Supersport.

I pyetur se a ishte i fortë Luksemburgu, Cikalleshi u përgjigj: “Jo, sepse trajneri ka provuar skema të ndryshme dhe në momentin që disa skema funksionojnë dhe disa jo, mund të shkojë ndeshja dhe kështu siç shkoi”.