Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, mendon se humbja në miqësoren e të dielës përballë Luksemburgut, erdhi si pasojë e skemave të ndryshme që trajneri Gianni de Biasi i provoi gjatë lojës.
“Në miqësore trajneri shikon të gjithë opsionet e skemave, por në momentin që luan me skemën më të mirë ndeshja shkon ndryshe”.
“Normalisht që jemi të mërzitur, sepse futemi në çdo ndeshje për fitore. Tani duhet të shohim Izraelin, sepse ajo është ndeshja më e rëndësishme dhe na duhen tri pikët”, ka deklaruar ai pas ndeshjes për Supersport.
I pyetur se a ishte i fortë Luksemburgu, Cikalleshi u përgjigj: “Jo, sepse trajneri ka provuar skema të ndryshme dhe në momentin që disa skema funksionojnë dhe disa jo, mund të shkojë ndeshja dhe kështu siç shkoi”.