Site icon Telegrafi

Cigarja i shpëtoi jetën, menaxherja e një pabi në Britani doli për një pauzë të shkurtër pak sekonda para se pema të shkatërronte gjithçka

Menaxherja e një pabi i shpëtoi vdekjes për një “fije floku”, kur një pemë gjigante përfundoi mbi barin e saj në Bridgelend të Britanisë së Madhe, e kjo ndodhi gjatë një stuhie të madhe kur ndezja e cigares ia shpëtoi jetën.

Cheryl Pound, 55-vjeçe, kishte dalë për një pauzë të shkurtër për ta ndezur një cigare, kur erërat e forta e forta bënë që një pemë gjigante të shkulet dhe të mbulojë tërë lokalin – përveç vendit ku ajo po qëndronte, transmeton Telegrafi.

“Ajo cigare ma shpëtoi jetën. Nuk jam besimtare praktikuese, por nuk ishte fati. Po të mos qëndroja nën pjesën e mbuluar, tani sigurisht do të isha e vdekur”, tha ajo për Daily Mail.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet menaxherja duke u futur brenda sapo dëgjoi vetëtimat, e më pas u fut nën pjesën e mbuluar – ku menjëherë tani shihet duke rënë pema gjigante.

Kujtojmë që moti i ligë ka goditur Britaninë e Madhe ditëve të fundit, ku erërat që frynë me 160 kilometra në orë po shkatërrojnë gjithçka që po u del përpara. /Telegrafi/

Exit mobile version