Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Policia kufitare në dy raste të ndara ka parandaluar kontrabandës me mallra.
Në rastin e parë, Policia kufitare, në brezin kufitar Republika e Kosovës-Republika e Shqipërisë (zona e Hasit), kanë ndaluar mjetin transportues në të cilin kishte të ngarkuar duhan.
Gjatë kontrollit është hasur janë sasi e duhanit të grirë 2398 kg dhe cigare të llojeve: Marloboro, 2036 pako, Dunhill, 330 pako, Davidoff, 570 pako, Parliamnet, 270 pako, Winston, 450 pako, Sobranie, 300 pako, Pall mal, 90 pako, Lucky strike, 660 pako dhe Bat, 90 pako.
Në rastin e dytë, zyrtarë nga Task-Forca (Policia & Dogana) në koordinim të aktiviteteve për parandalim të kontrabandës, kanë kontrolluar një subjekt afaristë në rajonin e Gjilanit.
Aty janë hasur mallra të ndryshme si: mjaltë, shapona, vajra-guri, kremra etj, pa dokumente përkatëse që dyshohet se janë sjellë përmes rrugëve ilegale (kontrabandë).
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka dalë në vend-ngjarje.
Dy persona lidhur me rastin janë ndaluar për 48 ore, ndërsa mallrat pa dokumentacione janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor. /Telegrafi/