Telegrafi

Çiftit suedez i refuzohet kërkesa për ta quajtur djalin e tyre Vladimir Putin

‘Frymëzimi’ mund të vijë nga kudo kur bëhet fjalë për zgjedhjen e emrave të foshnjave – qoftë nëse dikush përzgjedh emrin nga ndonjë personazh, ose nga ngjyrat apo moti.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një çift e ka kuptuar se ka kufij në atë se qeveritë do të pranojnë,  pasi kërkesa e tyre për ta quajtur djalin e tyre Vladimir Putin pas presidentit të Rusisë – u mohua.

Çifti, nga qyteti Laholm në Suedi, e kishin dorëzuar emrin për miratim pasi të gjithë emrat e zgjedhur për të sapolindurit, duhet së pari të miratohen nga agjencia tatimore e vendit.

Në Suedi, emrat e parë nuk mund të jenë ofendues ose të kenë ndonjë rrezik për të shkaktuar “shqetësim” ose probleme për personin.

Emrat e parë që ngjajnë me mbiemrat janë gjithashtu të ndaluar në vend.

Çiftit në vend iu refuzua kërkesa nga agjencia tatimore, edhe pse ata nuk deklaruan se cilin rregull e kishte thyer emri i sugjeruar. /Telegrafi/