Site icon Telegrafi

Çiftit mbretëror pozon për herë të parë me djalin e tyre

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto by Dominic Lipinski - WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Meghan Markle ka thënë se ka “dy djemtë më të mirë në botë” pasi ka bërë paraqitjen e parë me djalin e saj të sapolindur të Princit Harry në Windsor Castle.

Duke bartur djalin e tyre të mbështjellë në një batanije të bardhë dhe të veshur me një kapelë, Harry dhe Meghan u shfaqën para një grupi të vogël të mediave në Sallën e Saint George, ku mbajtën dasmën pak më shumë se një vit më parë.

“Është magji, është shumë e mahnitshme,” tha dukeshja e Sussexit.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto by Dominic Lipinski – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

“Unë kam dy djemtë më të mirë në botë kështu që jam me të vërtetë e lumtur”, shtoi bukuroshja hollivudiane.

Lexo po ashtu Djali i sapolindur i Princit Harry dhe Meghan Marklet nuk është Princ

Foshnja, emri i të cilit është ende enigmë, lindi të hënën në orën 5.26 të mëngjesit, duke peshuar shtatë kilogramë. Duka dhe Dukesha thanë se i porsalinduri kishte fjetur mirë ditët e para dhe nuk ka pasur probleme. /Telegrafi/

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto by Dominic Lipinski – WPA Pool/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version