Telegrafi

Çifti zbulon një dhomë të fshehur mbrapa një gardërobe të vogël në shtëpinë e sapo blerë

Një çift që bleu shtëpinë e tyre pa shkuar më herët për ta parë atë, mbetën të dy të habitur kur gjetën një dhomë të fshehur për të cilën nuk iu është thënë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, përdoruesja e TikTok, Raine, e cila identifikohet me emrin Sissyhandshaw, e ndau këtë ‘zbulim’ në aplikacion në një video që nga ajo kohë është pari gati 16 milionë herë.

Gruaja 27-vjeçare shpjegoi se për shkak të pandemisë së coronavirusit, ajo dhe i dashuri i saj nuk donin të udhëtonin pa nevojë për ta parë shtëpinë, kështu që me përvojën e saj si një agjente e pasurive të patundshme, ata u ndien rehat duke bërë një ofertë pa shkuar për ta parë personalisht.

“Kështu që për shkak të pandemisë, ne e blemë këtë shtëpi në internet pa e parë kurrë më parë”, ka deklaruar Raine.

Por, ka një pjesë të shtëpisë me një çati të pjerrët, në të cilin çifti nuk ka qasje – ose kështu mendoi.

Raine pastaj hyn në gardërobën e vogël dhe u tregon ndjekësve të saj një panel në mur, i cili pasi hiqet, zbulon një dhomë tjetër të madhe. /Telegrafi/

@sissyhankshawWhen you buy a house without ever seeing it in person before, check for secret rooms I guess ??????♬ original sound – Sissy Hankshaw
@sissyhankshawOk part two for you weirdos!!!!!

♬ original sound – Sissy Hankshaw