Telegrafi

Bënin akrobacione me vajzën e tyre katërmuajshe për të fituar para, çifti nga Rusia arrestohen në Malajzi (Video, +16)

Çifti bashkëshortor nga Rusia janë arrestuar në Malajzi, nën dyshimin se kanë keqtrajtuar foshnjën e tyre që i ka vetëm pak muaj. Gjatë një “performance” në rrugë, ata kishin kapur në këmbë foshnjën dhe e hidhnin në ajër duke bërë akrobacione me të sikur të ishte kukull, shkruan BBC.

Pamjet e një nga “performancave” të tyre në rrugë është bërë virale në internet, dhe për këtë ka reaguar edhe policia lokale. Një përdorues i Facebookut e ka filmuar “akrobacionin” me foshnjën dhe më pas e postoi në internet, ku shihen “sjelljet e pahijshme e prindërve që kanë munduar t’i kushtojnë me lëndime serioze apo edhe me jetë” të vogëlushit, duke i bërë kështu thirrje policisë të veprojnë, transmeton Telegrafi.

Prindërit e foshnjës rreth të 30-ve udhëtojnë nëpër Azi me foshnjën katërmuajshe, kurse në video shihet babai duke e mbajtur për këmbë dhe e hedhur në ajër, e afër tyre qëndron gruaja dhe një grup turistësh evropianë që këndojnë.  Ndërkaq zyrtarët e Facebookut kanë njoftuar se nuk e kanë shlyer videon, me qëllim “që mund të ndihmojë në shpëtimin e foshnjës”.

Lidhur me këtë ka reaguar policia që ka arrestuar çiftin rus gjatë “performancës” së tyre në rrugët e qytetit Kuala Lumpur. Ata kanë njoftuar se i kanë arrestuar dhe marrë në pyetje, për shkak të keqtrajtimit që i kanë bërë vajzës katërmuajshe. Shefi i policisë së qytetit Kuala Lumpur, Mazlan Lazim, ka deklaruar se për fat të mirë vogëlushja nuk ka pësuar ndonjë lëndim gjatë akrobacioneve që kishin bërë prindërit e saj.

Shumica e komentuese në Facebook, janë shokuar me veprimin e prindërve që shfrytëzojnë foshnjën për të fituara para gjatë udhëtimeve. Ndërkaq një komentues ka shkruar se si “paraqitje” të tilla janë legale në Rusi dhe nuk konsiderohet si një veprim i pazakontë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ict2cmgTCOI