Kanye West dhe gruaja e tij, Bianca Censori, u panë duke kryer punë të hënën në Los Angeles.
Bianca, 28-vjeçe, dukej po aq në modë si kurrë më parë në një ansambël krejtësisht të zi, teksa reperi Ye, 45-vjeç, u shfaq me një xhaketë të madhe ngjyrë kafe.
Çifti i ri u larguan nga një dyqan karburanti dhe u drejtuan nga makina e tyre.
Bianca dhe Ye – të cilët thuhet se u martuan në një ceremoni private në janar – u ndalën gjithashtu për një bisedë.
Është e paqartë saktësisht se sa kohë Kanye e njeh ‘gruan’ e tij të re, Bianca, ose kur filluan të takoheshin, por ajo iu bashkua kompanisë “Yeezy” në nëntor 2020.
Ata nuk kanë folur ndonjëherë për marrëdhënien e tyre dhe ende nuk kanë konfirmuar nëse janë martuar.
Kanye gjatë vitit që lamë pas ka qenë tejet i komentuar pasi fotografohej shpesh me femra të ndryshme.
Martesa e reperit vjen pas divorcit nga ylli i “The Kardashians”, Kim Kardashian.
Dyshja e famshme ndajnë bashkë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm. /Telegrafi/