Telegrafi

Çifti që fitoi “Jackpotin” në “EuroMillions” kanë vendosur të tregojnë se kush janë

Një çift që fitoi çmimin e parë prej 105 milionë funtesh në EuroMillions do të dalë në publik të martën.

Fituesit – të cilët janë përshkruar si një çift i palodhur pune nga zona e Chichester – “kapën” shumën e jashtëzakonshme në fillim të këtij muaji, përcjell Telegrafi.

Kështu, siç shkruan DailyStar, të martën ata do të dalin në publik dhe do të tregojnë se si milionat kanë ndryshuar jetën e tyre përgjithmonë.

Çifti thuhet se fituan 105,100,701,90 funte në 25 vjetorin e shortit të parë të Lotarisë Kombëtare më 19 nëntor.

Siç bëhet e ditur tutje, britanikët kanë qenë me fat në këtë lojë, pasi që gjashtë britanikë kanë marrur para nga EuroMillions këtë vit. /Telegrafi/