Telegrafi

Çifti i përfolur, Kim Kardashian dhe Pete Davidson vishen me pizhame të njëjta

Pete Davidson është zyrtarisht ambasador i markës SKIMS.

Ylli i “Saturday Night Live” festoi ditëlindjen e tij të 28-të me stil me të dashurën e përfolur Kim Kardashian si dhe Kris Jenner dhe Flavor Flav.

Ish-reperi i “Public Enemy” postoi një foto të Davidsonit i veshur me një nga gjerdanet e tij ikonë të orës – plus, pizhame nga linja SKIMS.


Stili ‘unisex’ është një nga publikimet më të fundit të manjates së bukurisë dhe shitet për 88 dollarë.

Duket se Kardashian dhe Davidson ndanë një set, me Kim të veshur me pantallona me bluzë të zezë SKIMS dhe djalin e ditëlindjes me këmishën mbi një bluzë rozë dhe pantallona të shkurtra të tjera.

Kris Jenner, gjithmonë mamaja mbështetëse, e ka veshur komplet setin me një bluzë të zezë.

Çifti i përfolur u pa për herë të parë bashkë gjatë festës së Halloween-it. /Telegrafi/