Site icon Telegrafi

Çifti nxirret nga vetura dhe qëllohen me gjakftohtësi në Chicago, humb jetën burri – partnerja në gjendje të rëndë

Një baba i ri është qëlluar për vdekje derisa e dashura e tij është plagosur rëndë, pasi u nxorën nga vetura e tyre nga turma në rrugët e Chicagos gjatë vikendit të kaluar.

Vetëm pak orë pasi festuan Ditën e Porto Rikos, Gyovanny Arzuaga dhe Yasmin Perez, po lëviznin me veturë nëpër parkun Humboldt, kur një grup i burrave sulmuan veturën e tyre, transmeton Telegrafi.

Pamjet e publikuara më poshtë janë shfaqur mbrëmë në rrjetet sociale, me të cilat pretendohet se shfaqin viktimat duke u nxjerrë nga vetura, mjet ky në të cilin valonte flamuri i Porto Rikos – dhe më pas dëgjohen të shtënat që shkrepen nga afërsia.

Arzuaga, 24-vjeç, u qëllua për vdekje, derisa Perez, 25-vjeçe, njëherit nënë e dy fëmijë, ka mbetur në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u qëllua në plumb në qafë.

Policia deri më tani nuk ka pranuar të komentoj autenticitetin e videos që i ka siguruar CBS, dhe që pretendohet se janë filmuar nga një dëshmitar që kishte rastisur të jetë i pranishëm në momentin e kobshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version