Dy persona (një mashkull dhe një femër) janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrit, ndërkohë edhe dy fëmijët e tyre.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:45, në Malishevë.
Po ashtu siç bëhet e ditur me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në Spitalin e Gjakovës.
“Janë arrestuar dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, ndërkohë edhe dy fëmijët e tyre. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovë”, thuhet në raport. /Telegrafi/