Site icon Telegrafi

Çifti nga Kolorado e përdor robotin e fuqizuar nga ChatGPT-ja për të lidhur kurorë – thonë se është më i lirë se një njeri

Një çift e ka përdorur ChatGPT-në për të zyrtarizuar martesën e tyre pasi vendosën se roboti i fuqizuar nga inteligjenca artificiale ishte “më i lehtë dhe më i lirë” se sa punësimi i një personi të vërtetë.

Kur Deyton Truitt, 26 vjeç, dhe Reece Wiench, 23, nga Kolorado, u bënë burrë e grua fundjavën e kaluar, ishte një lidhje “monumentale”.

Kjo për shkak se ceremonia e tyre u drejtua në të vërtetë nga një makineri, e cila mbajti një fjalim prekës të mirëseardhjes dhe fjalën mbyllëse për një audiencë prej 30 familjarëve dhe miqve të tyre më të afërt, raporton Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Roboti i inteligjencës artificiale filloi dasmën duke u thënë të ftuarve: “Faleminderit të gjithëve që u bashkuat me ne sot për të festuar dashurinë dhe bashkimin e Reece Wiench dhe Deyton Truitt”.

Më pas ai vazhdoi duke thënë: “Kemi nderin dhe kënaqësinë që ju kemi këtu, veçanërisht ata të cilët kanë ardhur nga jashtë shtetit, posaçërisht ata nga Kansas”.

Mesazhet e tij, të krijuara nga ChaptGPT-ja e OpenAI, u luajtën përmes një altoparlanti, të cilin çifti e mbylli me një maskë roboti.

Deyton dhe Reece patën mundësinë e përdorimit të makinerisë gjatë martesës së tyre, për shkak se shteti ku ata jetojnë nuk kërkon një zyrtar të licencuar për të kryer një ceremoni martesore.

Çifti, i cili u takua përmes Tinder dy vjet më parë, donte të lidhte martesën sa më shpejt të ishte e mundur, për shkak se Deyton javën e ardhshme do të shkoj në ushtri. /Telegrafi/

Exit mobile version