Një çift që ndërtoi një gardh për të ndaluar njerëzit që rrinin në radhë për peshk dhe patatina jashtë derës së tyre të përparme, po shesin shtëpinë e tyre për një çmim për 105,000 funte (125,000 euro) më pak se që e kishin blerë – pas prishjes së marrëdhënieve edhe me fqinjët e tyre.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Stephen Williams, 58 vjeç dhe gruaja e tij Christine, 51, u mërzitën me klientët e dyqaneve që prisnin jashtë shtëpisë së tyre në Alnwick – Angli, çdo mbrëmje, kështu që ata vendosën një gardh për të siguruar pak privatësi.
Gardhi, që u vendos pjesërisht për të parandaluar klientët e Victoria House Fish and Chips që të përdornin dritaren e tyre si stol, shtrihej në trotuar.
Ndërsa grindja rreth gardhit me fqinjët që e kundërshtonin u intensifikua në shtator të vitit të kaluar, Williams pretendoi se një burrë i indinjuar drejtoi një pistoletë kundër gruas së tij.
Të dhënat e Regjistrit të Tokës tregojnë se shtëpia u ble për 300,000 funte në vitin 2006.
Zonja Williams, e cila punon në një shtëpi pleqsh, tha se marrëdhëniet me fqinjët e saj ishin ‘të acaruar’ që nga grindja rreth gardhit. /Telegrafi/