Site icon Telegrafi

Çifti lider përlotet: Me të qara nuk zgjidhim gjë!

Në dhomën e liderëve jo çdo gjë shkon mirë. Përgjegjësitë kanë pështjelluar akoma më shumë raportin mes Benardit dhe Xhenit.

Benardi i ankohet Xhenit se ka marrë disa vendime për ndarjen e punëve të shtëpisë pa u konsultuar më parë me të dhe kjo nuk i ka pëlqyer.

Biseda ashpërsohet deri në atë pikë sa Xheni e qëllon me pëllëmbë dhe më pas i kërkon menjëherë ndjesë.

“Më fal”, i thotë ajo. “Nuk doja të të qëlloja kaq fort”, vazhdon më tej.

“Je duke më bërë me shumë nerva. Ik mos më rri afër se të kam falur”, i thotë Benardi i përlotur.

Përgjigjja e Benardit nuk ja mbush mendjen Xhenit që vazhdon t’i kërkojë ndjesë dhe e puth ‘me zor’.

“Mos më acaro më kot! Mos më prek se je duke më acaruar”, i thotë Benardi.

Reagimi i Benardit përlot edhe Xhenin.

“Nuk zgjidh që me të qarën! Duhet të flasim me tru”, i thotë Benardi.

“Ti më ben me nerva dhe më provokon. Ti me streson shumë! Më shumë se gjithë banorët e tjerë. Vetëm ti nuk duhet të më stresosh mua”, i thotë Xheni, që më pas i kërkon që të njoftojë banorët e tjerë për punët e shtëpisë.

Exit mobile version