Mbrëmja e së mërkurës nuk ka qenë e qetë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Kjo pasi çifti i blogerëve, Alisa dhe Urimi, iu kanë bërë një rreng banorëve të tjerë, duke u thënë se po bëheshin prindër brenda shtëpisë së BBVK.
Me të dëgjuar këtë, të gjithë banorët janë afruar nga afër çiftit për t’i uruar, ndërkohë vetëm pak minuta më vonë morën vesh se gjithçka ishte një shaka e bërë nga çifti.
Kjo ka bërë që mes banorëve të shtëpisë të lindin më pas pakënaqësitë, me Gjon Karricën (Luati), i cili e ka quajtur këtë rreng si një rreng “pa shije”.
Ai nuk është ndalur duke debatuar me zë të lartë me të gjithë banorët ,aq sa madje në një moment ka kërcënuar edhe se do të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.
Në debatin e zjarrtë është inkuadruar edhe reperi Arkimed Lushaj – Stresi, i cili mes të bërtiturash ndaj Gjonit, në një moment e ka denigruar debatin duke përdorur edhe sharje dhe gjuhë banale.
Rrengu i krijua nga çifti ka shkaktuar një debat të madh edhe mes komentuesve në rrjetet sociale. /Telegrafi/