Site icon Telegrafi

Çifti Donjeta dhe Damiano largohen nga Big Brother, banorja nga Prishtina: Nuk e përballoja dot presionin

Donjeta duket se nuk e ka përballuar dot qëndrimin e izoluar brenda shtëpisë së Big Brother, duke kërkuar që të largohet nga ky edicion, ende pa filluar mirë spektakli.

Pavarësisht se ishin një nga çiftet më të preferuar të momentit nga publiku, Donjeta ka vendosur të largohet duke marrë kështu vendimin final.

Në anën tjetër, Damiano është shprehur se pavarësisht dëshirës së tij duhet të respektojë vendimin e Donjetës.

“Nuk e përballoj dot presionin”, ka thënë Donjeta.

Kei qëndroi për disa momente duke iu lutur Donjetës që ajo të qëndronte në shtëpi, megjithatë vajza nga Prishtina ishte e vendosur. “Mos u dorëzo kaq shpejt, të lutem!”, i tha Kei.

“Nuk kam se çfarë të bëj”, ka thënë Damiano.

Ndërsa teksa foli me Ejonën, Donjeta i tha asaj: “U futa për qejf, po dal për qejf! Në çift jemi shumë mirë, por thjesht nuk është për mua”.

Exit mobile version