Telegrafi

Çifti britanik ndërtojnë një mur rreth shtëpisë së tyre për t’u mbrojtur nga përmbytjet

Inxhinieri në pension, Nick Lupton, dhe gruaja e tij, Anne, kanë ndërtuar një mur për të mbrojtur shtëpinë e tyre nga përmbytjet e stuhisë Henk.

Çifti prej kohësh jetojnë në një shtëpi të shekullit të XVII-të në brigjet e lumit Severn të Britanisë së Madhe.

Që kur u transferuan në vitin 2016, shtëpia e tyre është përfshirë nga përmbytjet 11 herë,  përcjell Telegrafi.

Ata u lodhën aq shumë me rinovimet e kushtueshme, andaj vendosën të rrethonin pronën me një mur të lartë, për ndërtimin e të cilit iu deshën katër muaj.

Por, përpara se të ndërtonin murin, Nick dhe Anne vendosën barriera përpara dyerve, dhe pompa në dysheme për të larguar ujin.

Imazhet me dron shfaqin shtëpinë dhe oborrin e saj të rrethuar nga ujërat, pasi lumi Severn doli nga shtrati në fillim të kësaj jave. /Telegrafi/