Telegrafi

Çifti britanik martohet në spitalin COVID, thanë “PO” derisa gjendja e dhëndrit po përkeqësohej – më pas përfundoi në respirator

Një çift nga Britania e Madhe që së fundmi ishte fejuar, të njëjtën kohë kanë përfunduar në spital pasi u infektuan me COVID-19, por atje ata u martuan, shkruan BBC.

Dyshja arritën të martohen pak momente pasi dhëndri të futet në respirator. Elizabeth Kerr, 31-vjeçe dhe Simon O’Bryan, 36, u pranuan në spitalin “Milton Keyns” të Britanisë së Madhe më 9 janar, transmeton Telegrafi.

Personeli i spitalit u ngutën që të organizojnë ceremoninë martesore, pasi që gjendja shëndetësore e dhëndrit ishte përkeqësuar. Atë nuk e intubuan me qëllim që të mbahet ceremonia, kurse çifti tani për fat të mirë është rrugës së mirë drejt shërimit të plotë.

Kerr me profesion është infermiere e cila i kishte treguar të gjitha planet një koleges – e cila e pyeti nëse dëshiron të martohet në spital. Asaj i është thënë se kjo mund të jetë “mundësia e tyre e fundit”.

Ndërkohë, derisa personeli po tentonte të siguronte lejen për martesë, gjendja shëndetësore e dhëndrit u përkeqësua dhe nga 12 janari është dërguar në repartin e kujdesit intensiv – për t’u futur në respirator.

Pritën për intubim derisa të përfundoj ceremonia martesore – e pasi që tha po është futur në respirator. /Telegrafi/