Mercedesi i një çifti – në vlerë prej 18 mijë euro – është “zhveshur” i tëri pasi hajdutët profesionistë ia hoqën dyert, bagazhin, rrotat dhe ulëset, ndërsa pronarët po flinin vetëm disa metra larg në shtëpinë e tyre.
Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, pronari i biznesit Paul Hampton, 56 vjeç, dhe partnerja e tij Jacqui Heeley, 54 vjeçe, u zgjuan në orën 5 të mëngjesit të enjten pasi një fqinj iu tha atyre që ‘t’i hidhnin një sy makinës së tyre’, parkuar jashtë shtëpisë së tyre në West Bromwich, West Midlands.
Duke menduar se vetëm ishte ‘thyer’ z. Hampton u shtang kur zbuloi se Mercedesi i tyre C-Class AMG ishte “zhveshur” për pjesë nga hajdutët.
E pronari i një kompanie të sigurimit, makina e të cilit ishte e pajisur me një gjurmues për të shmangur vjedhjet, gjeti të dy dyert e shoferit dhe pasagjerit të zhdukura, së bashku me të dy ulëset e përparme dhe të katër rrotat, duke e lënë makinën të qëndronte në tulla.
Ata madje i kishin vjedhur edhe rripin e sigurisë.
Z. Hampton tha: “Kur shkova jashtë derës së përparme, thjesht nuk mund të besoja atë që po shihja. Ata nuk kishin e dëmtuar, thjesht e kishin zhveshur”.
“Këta janë profesionistë dhe duket se punojnë në ekipe me pesë ose gjashtë persona për të shkurtuar kohën”, mendon ai.
Z. Hampton tha: ‘Ky është Mercedesi im i pestë, i kam pasur për 15 vitet e fundit. Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë më parë”. /Telegrafi/