Site icon Telegrafi

Çifti britanik festuan heqjen e mbi 170 kilogramëve brenda dy viteve

Një çift po festojnë humbjen e mbi 170 kilogramëve brenda dy viteve. Helen dhe Kieron Buxton nga Nottinham në Britani, vendosën të humbin në peshë pasi Kieron i diagnostifikua me diabet të tipit 2.

Buxton ishte referuar nga mjekët që të këshillohet me stafin e Slimming Wold, pasi në kulmin e mbipeshës kishte arritur në 190 kilogramë dhe nuk mund të mbathte këpucët dhe çorapet, transmeton Telegrafi.

Kompania me seli në Derbyshire, tha se humbja e peshës ua ka ndryshuar jetën dyshes.

“Kam qenë në mbipeshë për shumë kohë, derisa arrita në pikën kritike. Të qenit pasiv dhe të bartësh rroba 5XL dhe të kërkosh për një rrip shtesë në ulëset e aeroplanit ishte diçka e zakontë për mua. Madje abuzonin me mua kur kaloja nëpër rrugë. Por arrita në pikën kur fillova të kem dhimbje të mëdha në gjunjë, dhe mjekët më thanë se është problematik shërimi për shkak të diabetit të tipit 2. Aty vendosa të ndryshojë”, tha 50-vjeçari.

Pasi që arriti të humb 123 kilogramë, thekson se është shëruar nga diabeti i tipit 2, dhe se më nuk përdor medikamente.

Humbjen e peshës së bashku me gruan ia atribuuan kombinimit të ushqimit të shëndetshëm dhe ushtrimeve fizike.

“Dikur mezi i bëja 100 hapa. Mendoj se po të mos kisha ndryshuar regjimin atëherë, sot nuk do të isha gjallë”, shtoi britaniku.

Në anën tjetër Kieron ka arritur të humb 50 kilogramë. E pasi që kilogramët e tepërt e hoqën gjatë kohës së pandemisë së COVID-19 dhe ishin të izoluar, tani miqtë që i kanë takuar mezi i kanë njohur. /Telegrafi/

Exit mobile version