Një çift nga Britania e Madhe kanë arritur ta shndërrojnë një veturë të tyre në një “kamping shtëpizë”, me të cilën po udhëtojnë nëpër botë.
Doug, 32-vjeç dhe Alex, 30 nga Oxfordshire, u shfaqën në episodin e parë të sezonit të ri të Amazing Spaces të televizionit Channel 4, transmeton Telegrafi.
Dyshja i shpenzuan 900 funte në veturën me përmasa 3.5×2.9 metra, për ta shndërruar atë në një “shtëpi me rrota”, duke e pasur me vete në çdo udhëtim nëpër botë.
Megjithatë atyre u doli një sfidë gjatë transformimit, të rregullojnë edhe një shtëpizë për qenin e tyre.
Por në këtë veturë montuan shtratin montues, kuzhinën, ndriçimin, shtratin e qenit, frigorifer me furnizim nga panelet solare.
E tërë kjo punë u arrit pas një punë të palodhshme brenda gjashtë javëve. /Telegrafi/