Prindërit refuzuan të blinin një biletë të veçantë të aeroplanit për djalin e tyre dhe lanë foshnjën e tyre tek një pikë e kontrollit në një aeroport në Izrael.
Avio-kompania Ryanair iu kërkoi çiftit të paguanin një biletë shtesë për foshnjën, të cilën gjë refuzuan ta bënin dyshja belge.
Kjo shkaktoi një fjalosje në aeroportin Ben-Gurion në Tel Aviv, ku prindërit refuzuan të paguanin një ekstra biletë për fluturimin drejt Brukselit, Belgjikë.
Kështu, çifti belg raportohet se e lanë fëmijën e tyre në karrocë dhe vrapuan drejt kontrollit të pasaportës.
Stafi i aeroportit vuri re fëmijën e braktisur dhe thirri policinë, të cilët gjetën prindërit dhe i morën në pyetje.
Pamjet e shfaqura në rrjetet sociale tregojnë punëtorët e tronditur të aeroportit pasi shihnin foshnjën brenda karrocës.
Ryanair njoftoi për Metro.co.uk se “këta pasagjerë që udhëtonin nga Tel Avivi drejt Brukselit (31 janar) u paraqitën në kontrollin e bagazheve dhe nuk kishin biletë për foshnjën”. /Telegrafi/