Një çift mbeti me gojë hapur pasi teksa po e rinovonin shtëpinë, zbuluan një banjë të fshehur.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në një video të shpërndarë në internet, mamaja Mia tregoi se si ata të dy zbuluan hapësirën sekrete pasi rrëzuan një mur në pronën e tyre të sapo-blerë.
Zbulimi i habitshëm është bërë viral në një video që është parë më shumë se 1.6 milion herë që kur është ngarkuar në TikTok.
@mia_bugRenovation finds…why ? #renovations #firsthome #housetohome♬ Oh No – Kreepa
Mia dhe partneri i saj kohët e fundit e kanë blerë shtëpinë e tyre të parë në Oklahoma të SHBA-së.
Të dy sqaruan se ata nuk ia kishin idenë se ekzistonte një banjo pas murit ndarës para se ta rrëzonin atë. /Telegrafi/