Telegrafi

Çifti amerikan gjeti në orën 2 të mëngjesit një ari në garazhin e tyre

Një çift nga Kalifornia u zgjua në orën 2 të mëngjesit nga alarmi i kamerës së sigurisë në shtëpinë e tyre duke i paralajmërua për një mysafir të paftuar: një ari i zi.

Nicole dhe Larry Collum që jetojnë në Arnold thanë se alarmi i kamerës së tyre të sigurisë u aktivizua në shtëpinë e tyre në orën 2 të mëngjesit dhe ata u tronditën kur e panë se çfarë kishte shkaktuar alarmin, transmeton Telegrafi.

“Ishte një ari që po hynte në garazh”, tha Larry Collum.

Çifti tha se ariu po hynte me kujdes përmes derës së garazhit, që është lënë aksidentalisht e hapur gjatë natës.

“Ariu ishte shumë i madh”, tha Nicole Collum.

Ata thanë se ariu nuk trembej lehtë për ta përzënë nga aty.

“Ariu me të vërtet mund të ketë bërë dëme dhe me të vërtet nuk frikësohej nga unë”, tha Larry Collum.

Ai tha se ariu me gjasë ia kishte vënë synimin koshit të plehrave brenda garazhit. /Telegrafi/