Site icon Telegrafi

Çiftet që tregojnë se dashuria ndryshon gjithçka për të mirë (Foto)

Sipas një klisheje, dukja e jashtme nuk ka të bëjë asgjë me dashurinë. Mirëpo, çiftet që janë thellësisht në dashuri, mundohen të ndikojnë te njëri-tjetri dhe të ndryshojnë gjithçka për të mirë.

Koha, vendi dhe situata nuk kanë rëndësi, pasi ata janë gjithnjë në dispozicion, për ta ndihmuar sa më shumë personin e zemrës, transmeton Telegrafi.

Në një përmbledhje të realizuar së fundmi, janë dhjetë çifte të përkushtuara, që i janë nënshtruar regjimeve rigoroze, për të pasur pamje tjetër, pasi të jenë betuar që të qëndrojnë përgjithmonë së bashku.

Vetëm mjekra e tij ka mbetur e njëjta, ndërsa linjat e tyre trupore kanë ndryshuar përgjithmonë.

Kur u martuan, peshonin së bashku 349 kilogramë, por pas ushtrimeve dhe dietës, kanë humbur 20 kilogramë.

Duken si dhjetë vjet më të rinj, për shkak të muskujve që i fituan, pasi braktisën ushqimet pa vlera dhe nisën ushtrimet.

E ndryshuan jetën brenda dy viteve, pasi u përkushtuan se më nuk do të mbesin të njëjtit.

Më 2013, vendosën të hanë shëndetshëm, teksa pas një viti pamja e tyre është shumë e dëshirueshme.

Para se të martoheshin, vendosën të dobësohen që të duken sa më mirë për ditën e dasmës.

Humbja e 60 kilogramëve së bashku, brenda një viti është i pabesueshëm, andaj nuk është çudi që të gjithë mbetën të befasuar.

I adhuronte ëmbëlsirat, por që kur i propozoi martesë, ajo la këtë shprehi dhe pamja saj është shumë më e mirë.

Zakonisht, çiftet shtojnë peshë pas martesës, por ata nisën të ushtrojnë dhe humbën së bashku 150 kilogramë.

Humbja e peshës për ata nuk mjaftonte, andaj u përkushtuan për trupa me përplot muskuj. /Telegrafi/

Exit mobile version