Producenti i njohur, Nurteel, kohë më parë i dha fund beqarisë duke çuar roamncën e tij në një nivel tjetër.
Pikërisht producenti i shumë hiteve dhe albumeve të skenës muzikore shqiptare u fejua kohë më parë me Blerta Dragushën, emër jo i njohur për estradën.
Duket se autori i hiteve si “Ajo” nga Geasy dhe Majk, e “Sa t’kom Dasht” nga Nora Istrefi jetën private e ka lënë jashtë prej skenës së shoubizit duke ju përkushtuar të dashurës që nuk është fare pjesë e shoubizit.
Së fundmi në rrjetin social Facebook, vet Nurteel ka publikuar një foto me të fejuarën.
“Burrë e grua”, ka shkruar ai, teksa komentuesit e vlerësuan çiftin si të përkryer.
Nga projektet e fundit të Nurteelit ishte remiksi i Luana Vjollcës, “Mi dhe flakë mallit tim”, kurse shumë hite mbajnë vulën e tij, ashtu sikurse edhe albume.
/Telegrafi/