Site icon Telegrafi

Çifti publikoi fotografi të vjetra të pushimeve – gjobitet për shkelje të bllokimit

Një çift në Australi është gjobitur në mes të pandemisë, pasi dyshja postuan fotografi të vjetra të pushimeve në Facebook.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet australiane menduan se kapën shkelës të bllokimit, vetëm pasi më vonë u vërtetua se fotot e postuara në mediat sociale ishin të vitit të kaluar.

Garry dhe Jaz Mott, nga qyteti i Victorias ndanë disa fotografi më 5 prill nga shtëpia, të një udhëtimi në vitin 2019, duke bërë që policët t’i vijnë tek dera katër ditë më vonë.

Bëhet e ditur se të dy u gjobitën me nga 1,000 dollarë, nga policia e shtetit, si shkelje e bllokimit të rreptë të vendit. Ndërkaq u paralajamëruan se nëse do të vazhdonin të publikonin më shumë fotografi, do të arrestoheshin.

Lidhur me këtë rast policia përfundimisht u njoftua për këtë keqkuptim, ndërsa i tërhoqi gjobën të dyve. /Telegrafi/

Exit mobile version