Telegrafi

CIES publikon listën e 50 lojtarëve më të vlefshëm që janë në huazim – Coutinho i prin listës, përcillet nga Ceballos e Icardi

Observatori i futbollit CIES, i specializuar në analizimin e statistikave, ka nxjerrë listën e 50 futbollistëve më të vlefshëm të huazuar në pesë kampionatet më të forta.

Në krye të listës qëndron Philippe Coutinho që ka kaluar nga Barcelona te Bayern Munich.

Sidoqoftë, çmimi për brazilianin sipas CIES është 96.5 milionë euro, që është më i ulët se opsioni që ka Bayerni për ta blerë nga Barcelona pliot 120 milionë euro.

Coutinho dhe Perisic (Foto: Bayern Munich/Twitter)

Katër lojtarë të tjerë në huazim kanë një vlerë më të madhe se 50 milionë euro janë: Dani Ceballos, Martin Odegaard, Harry Wilson dhe Mauro Icardi.

Paris St-Germain mund të nënshkruajë me Mauro Icardi për 70 milionë euro.

Sa u përket dy lojtarëve të Serisë A, Stefano Sensi dhe Duván Zapata, vlerat e opsioneve të tyre për t’i blerë janë dukshëm më të ulëta sesa vlera sipas CIES. /Telegrafi/