Komisioni Shtetëror Zgjedhor dënon të gjitha incidentet e ndodhura deri më tani për zgjedhjet lokale të cilat mbahen më 15 tetor. Sipas tij, shkelet ambienti demokratik i procesit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë, thuhet në komunikatën e kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai në deklaratë kujton kandidatët për kryetar komunash, si dhe partitë politike të cilët kanë nënshkruar kodeksin për zgjedhje të lira dhe demokratike me çka duhet t’u përmbahen parimeve të demokracisë dhe qeverisjes së mirë dhe të kontribuojn për zhvillim demokratik komunal.
”Me nënshkrimin e kodeksit edhe partitë u betuan para qytetarëve të Republikës së Maqedonis se do të mbështesin aktivitetet që promovon ky kodeks.” përfundon deklarata e nënshkruar nga Çiçakovski. /Telegrafi/