Ciara shpreson që të humb afro 22 kilogramë pasi njoftoi planin për humbje peshe me ushtrime në palestër, pak pas lindjes së fëmijës së tretë.
Këngëtarja 34-vjeçare dhe burri i saj, Russell Wilson mirëpritën djalin e tyre një muaj më parë dhe e quajtën Win.
Në pamjet e reja të postuara në InstaStory këtë të martë ajo u shfaq duke bërë ushtrime dhe tha, “Në rregull, ju të gjithë – kush! Dita e parë. Më uroni fat”.
Një ditë më parë ajo kishte postuar një selfie në faqen e saj në Instagram dhe zbuloi për fansat se sa peshë po planifikonte të humbte.
“22 kilogramë për të humbur. Nesër do të fillojë planin e lojës. Do të punoj me të vërtetë shumë”, theksoi ajo.
Përpos Win, Ajo dhe Russell ndajnë një vajzë tre vjeçare të quajtur Sienna dhe gjithashtu djalin gjashtë vjeçar, Future.
Ciara ndërkaq e lindi Win më 23 korrik të këtij viti dhe njoftoi lajmin e mirë me një video në Instagram ditën e nesërme. /Telegrafi/