Site icon Telegrafi

Ciao Berto zgjedhet eksportuesi i vitit 2019 nga OEK

Oda Ekonomike e Kosovës, të martën, ka mbajtur gala-mbrëmjen ku ka ndarë shpërblimet për tatimpaguesin, eksportuesin dhe punëdhënësin e vitit 2019.

Në mesin e eksportuesve të vitit 2019 është zgjedhur edhe Ciao Berto. Pronari i Ciao Berto, Bashkim Krasniqi tha për Telegrafin, se puna e tyre e suksesshme ka rezultuar edhe me marrjen e këtij çmimi.

Prodhimet e Ciao Berto janë të pëlqyera jashtëzakonisht shumë në Kosovë, e tani ato po pëlqehen edhe në tregun ndërkombëtar. Së fundmi, Ciao Berto është duke bashkëpunuar edhe me disenjatorin e njohur kosovar që jeton dhe vepron në Londër, Përparim Rama.

Ai është duke punuar me kompaninë vendore të mobilimit Ciao Berto, që të krijojnë brendin unik të Kosovës për tregun botëror.

Kompania e mobilimit Ciao Berto është ndërtuar nga një traditë e përcjellë ndër gjenerata, që prej viteve ‘65, ku ekspertiza dhe sekreti i suksesit të punës është trashëguar dhe perfeksionuar brez pas brezi. Ciao Berto dizajnon, prodhon dhe shet një koleksion të gjerë të orendive shtëpiake dhe aksesorëve.

Që nga themelimi, Ciao Berto ka qenë vazhdimisht në rritje për shkak të vlerës së shkëlqyer dhe dizajnit modern./Telegrafi/

Exit mobile version