Showroom-i i parë në Republikën e Kosovës, që i ofron mobiliet më trendi në rajon, Ciao Berto sot feston 24-vjetorin e themelimit.
E ndërtuar në vitet e 90’ta, sot Ciao Berto është një biznes familjar i cili ka arritur që falë menaxhimit të mirë dhe produkteve më kualitative në treg, të jetë kompania më serioze në vendin tonë në industrinë e mobilieve.
Zgjerimi i kompanisë ndër vite, lidhja e bashkëpunimit me partnerë të ndryshëm dhe eksportimi i produkteve në vende tjera janë vetëm disa prej sukseseve të kësaj kompanie e cila punëson qindra punëtorë.
Me fokus te klienti, Ciao Berto është e përkushtuar për ofrimin e produkteve me dizajn të bukur e elegant, kualitet të lartë e çmim të volitshëm duke i aplikuar teknologjitë më të reja dhe praktikat më të mira të punës.
Sot, për ditëlindjen e 24-të, Ciao Berto për të gjithë klientët e vet ofron një zbritje deri në 50% në produkte të ndryshme.
Festo me Ciao Berto!