Telegrafi

Ciao Berto ekspozon produktet e veta në mesin e markave botërore në Gjermani (Foto)

Pas sukseseve të vazhdueshme në tregun vendor me produktet e veta kualitative dhe me dizajn të veçantë, kompania “Ciao Berto” produktet e saj është duke i ekspozuar edhe në Gjermani.

“Ciao Berto” është duke i prezantuar shumëllojshmërinë e produkteve në një prej Panaireve më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare “Imm Cologne” në Koln të Gjermanisë.

Prezenca e kompanisë nga Kosova “Ciao Berto” në këtë panair dëshmon rrugëtimin e suksesshëm dhe në të njëjtin nivel për kualitet me markat më të fuqishme evropiane.

Prodhimet e “Ciao Berto”-s të interesuarit mund t’i gjejnë të ekspozuara në HALL n 5. 2 ku do të prezantuara produktet me inovative për vitin 2018. /Telegrafi/