Site icon Telegrafi

Chuck Norris u shpëton dy infarkteve të njëpasnjëshme!

Aktori Chuck Norris, i njohur për rolet e tij të karaktereve të fortë, nuk ka qenë edhe aq mirë me shëndet kohëve të fundit.

77-vjeçari nuk u ndje mirë gjatë qëndrimit në një hotel në Las Vegas.

Lexo po ashtu 13 të famshëm që dëshmojnë se udhëtimi në kohë ekziston (Foto)

Ai pësoi një atak në zemër, ndërsa bënte dush.

Kështu ai u shoqërua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku pësoi një tjetër infarkt sapo arriti në urgjencë.

Ndërkohë që është raportuar se gjendja e tij për momentin është stabile, dhe jashtë rrezikut për jetë.

Lexo po ashtu Të pasmet e Tom Cruise në filmin "Valkyrie" dukeshin më të mëdha, fansat hedhin dyshimet se ai përdori mbushje (Foto)

Radar Online shkruan se pavarësisht moshës, trupi i tij i përballoi mirë këto goditje kardiake.

Aryseja se pse 77-vjeçari dhe bashkëshortja e tij në Las Vegas, ishte kampionati botëror “United fighting arts”. /Telegrafi/

Exit mobile version